Manchester City ka fituar trofeun e FA Cup për sezonin 2025/26, pasi mposhti 1-0 Chelsea-n në finalen e zhvilluar në “Wembley”, duke i dhënë skuadrës së Pep Guardiola titullin e 20-të nën drejtimin e tij.
Megjithatë, pavarësisht suksesit, Guardiola ka zgjedhur të mbajë një qëndrim të prerë dhe të mos lejojë eufori në skuadër, duke paralajmëruar menjëherë lojtarët për vazhdimësinë e sezonit në Premier League.
Në deklaratat e tij për BBC, trajneri spanjoll u shpreh se festa duhet të mbyllet menjëherë dhe fokusi duhet të kthehet te ndeshjet e radhës, pasi kampionati nuk ka përfunduar ende dhe sfidat janë të vështira.
‘Asnjë festë’. Në momentin që mbaron gjithçka, shkojmë në shtëpi. Jam një njeri që di të argëtohem, por tani jo,” u shpreh Guardiola, duke theksuar disiplinën dhe përqendrimin maksimal.
Ai shtoi se sezoni aktual ka qenë më i qëndrueshmi në krahasim me vitin e kaluar, por gjithashtu theksoi se skuadra është ende në proces stabilizimi dhe çdo ndeshje në Premier League është vendimtare.
“Premier League nuk pret askënd. Duhet të shkojmë dhe të marrim rezultate,” shtoi ai.
Guardiola paralajmëroi gjithashtu se skuadra nuk mund të lejojë relaksim, pasi pas finales së FA Cup, Manchester City ka edhe dy ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe duhet t’i fitojë të dyja për të mbajtur gjallë shpresat për titull.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: