Gara për një vend në Champions League në Serie A po bëhet gjithnjë e më dramatike dhe dy javët e fundit të sezonit mund të prodhojnë një skenar të pabesueshëm në renditje.
Me Interin që e ka siguruar tashmë kualifikimin, mbeten edhe tri bileta për në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Në garë janë Napoli, Juventusi, Milani, Roma dhe Como.
Sipas një llogaritjeje të publikuar nga mediet italiane, ekziston mundësia që të pesë skuadrat ta mbyllin kampionatin me nga 71 pikë secila. Për të ndodhur kjo, do të duhej një kombinim shumë specifik rezultatesh në dy javët e fundit.
Në këtë rast do të hynte në lojë klasifikimi i veçantë mes skuadrave në përballjet direkte. Pikërisht ky kriter do të vendoste ekipet që do të siguronin Champions-in.
Sipas përllogaritjeve, Milani do të ishte skuadra më e favorizuar me 13 pikë në minirenditjen mes pesë ekipeve. Napoli dhe Como do të ndiqnin me nga 12 pikë secili, duke siguruar gjithashtu kualifikimin.
Ndërkohë, Juventusi do të mbetej jashtë me 9 pikë, ndërsa Roma do të ishte skuadra më e penalizuar me vetëm 6 pikë në përballjet direkte.
Një skenar i tillë do të ishte ndër më të pazakontët në historinë e Serie A, pasi dy gjigantë si Juventusi dhe Roma mund të humbnin Championsin vetëm për shkak të rezultateve në ndeshjet direkte ndaj rivalëve.
Në javët e fundit pritet një luftë e ashpër, ku çdo gol dhe çdo pikë mund të rezultojë vendimtare për fatin europian të skuadrave italiane.
Renditja sipas përballjeve direkte
Ndeshjet direkte të Milanit – 13 pikë
Milan-Napoli 2-1
Napoli-Milan 1-0
Juventus-Milan 0-0
Milan-Juventus 0-0
Milan-Roma 1-0
Roma-Milan 1-1
Como-Milan 1-3
Milan-Como 1-1
Ndeshjet direkte të Napolit – 12 pikë
Napoli-Juventus 2-1
Juventus-Napoli 3-0
Milan-Napoli 2-1
Napoli-Milan 1-0
Roma-Napoli 0-1
Napoli-Roma 2-2
Napoli-Como 0-0
Como-Napoli 0-0
Ndeshjet direkte të Comos – 12 pikë
Napoli-Como 0-0
Como-Napoli 0-0
Como-Juventus 2-0
Juventus-Como 0-2
Como-Milan 1-3
Milan-Como 1-1
Roma-Como 1-0
Como-Roma 2-1
Ndeshjet direkte të Juventusit – 9 pikë
Napoli-Juventus 2-1
Juventus-Napoli 3-0
Juventusi-Milan 0-0
Milan-Juventusi 0-0
Juventusi-Roma 2-1
Roma-Juventusi 3-3
Como-Juventusi 2-0
Juventusi-Como 0-2
Ndeshjet direkte të Romës – 6 pikë
Roma-Napoli 0-1
Napoli-Roma 2-2
Juventus-Roma 2-1
Roma-Juventus 3-3
Milan-Roma 1-0
Roma-Milan 1-1
Roma-Como 1-0
Como-Roma 2-1
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: