Tare zëvendësohet nga një shqiptar? RedBird po mendon për Bezhanin si drejtor sportiv të Milanit

Tare zëvendësohet nga një shqiptar? RedBird po mendon për Bezhanin si drejtor sportiv të Milanit

17:16, 16/05/2026

Milani po i afrohet fundit të sezonit me objektivin për të siguruar një vend në zonën e Championsit, ndërsa paralelisht drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë edhe për të ardhmen organizative të kuqezinjve.

Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, pronarët e “RedBird” po shqyrtojnë disa alternativa për postin e drejtorit sportiv dhe një nga emrat që po fiton terren është ai i Viktor Bezhanit.

Aktualisht, Bezhani mban rolin e drejtorit sportiv te Toulouse, klub që gjithashtu është pjesë e grupit “RedBird”. Ai vlerësohet shumë për aftësinë në zbulimin dhe zhvillimin e talentëve të rinj, duke ndihmuar klubin francez të realizojë fitime të rëndësishme nga shitja e lojtarëve.

Një nga operacionet më të spikatura të merkatos së fundit ishte transferimi i Jaydee Canvot te Crystal Palace për rreth 23 milionë euro. Gjithashtu, Toulouse ka aktualisht disa talentë shumë premtues si portieri Restes dhe mbrojtësi Methalie, të cilët kanë tërhequr interesin e disa klubeve europiane.

Puna e Bezhanit në Francë duket se ka bindur drejtuesit e “RedBird”, të cilët e konsiderojnë atë një alternativë reale për strukturën sportive të Milanit. Megjithatë, çdo vendim pritet të merret vetëm pas përfundimit të sezonit, kur klubi do të bëjë analizat finale për të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco