Nis ‘Final Four’/ Dinamo City-Vllaznia, duel titulli dhe krenarie

Nis ‘Final Four’/ Dinamo City-Vllaznia, duel titulli dhe krenarie

17:07, 16/05/2026

Mbrëmja e sotme në “Arenën Kombëtare” pritet të sjellë një nga sfidat më të forta të sezonit, teksa Dinamo City dhe Vllaznia do të ndeshen në aktin hapës të “Final Four” në Abissnet Superiore. Takimi nis në orën 19:00 dhe përtej objektivave sportivë, mbart edhe rivalitetin e krijuar gjatë gjithë këtij edicioni.

Përplasjet verbale dhe tensionet mes trajnerëve Edi Martini dhe Ilir Daja i kanë dhënë edhe më shumë peshë kësaj sfide, e cila konsiderohet si një duel krenarie dhe force mes dy skuadrave pretendente.

Vllaznia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë dhe synon rikthimin te titulli kampion pas shumë vitesh pritje. Në anën tjetër, Dinamo City vjen e motivuar pas triumfit në Kupën e Shqipërisë dhe kërkon të vazhdojë serinë pozitive. Megjithatë, dinamovitët do të kenë mungesa të rëndësishme, pasi Ilir Daja është i pezulluar, ndërsa Aldo Teqja, Malomo dhe Teksera nuk janë në dispozicion.

Edhe statistikat tregojnë se përballja pritet të jetë shumë e luftuar. Dinamo ka mbetur e pamposhtur në tri sfidat e fundit ndaj Vllaznisë, ndërsa ndeshjet direkte mes tyre janë karakterizuar nga pak gola dhe ekuilibër i madh në lojë.

Forma e fundit e skuadrave paraqet dy tablo të ndryshme. Dinamo ka qenë më sulmuese dhe më e hapur, me shumë ndeshje të mbushura me gola, ndërsa Vllaznia është dalluar për pragmatizëm dhe kujdes në repartin defensiv.

Në prag të këtij dueli, kuotat favorizojnë lehtë shkodranët, por në një ndeshje të tillë çdo detaj mund të bëjë diferencën. “Arena Kombëtare” pritet të dhurojë një mbrëmje emocionesh, aty ku gabimet mund të kushtojnë shumë.

Trofetë e fituar nga klubet:

 Dinamo City:

-18 tituj kampionë

-14 Kupa të Shqipërisë

- 3 Superkupa Shqipërie

Vllaznia:

-9 tituj kampionë

-8 Kupa të Shqipërisë

-2 Superkupa Shqipërie

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco