Mungon vetëm prezantimi, Edlir Tetova shfaqet në ambientet e klubit të ri

Mungon vetëm prezantimi, Edlir Tetova shfaqet në ambientet e klubit të ri

16:25, 16/05/2026

Edlir Tetova pritet të jetë trajneri i ri i Teutës, teksa mungon vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve. Trajneri kampion me Egnatian ka arritur akordin prej kohësh me klubin durrsak dhe tashmë gjithçka duket çështje prezantimi.

Tetova është parë sot në stadiumin “Niko Dovana”, aty ku po ndiqte sfidën mes Teutës dhe Pogradecit, finale e “play out”-it që do të vendosë skuadrën e fundit pjesëmarrëse në Abissnet Superiore për sezonin e ardhshëm.

Prania e tij në ambientet e klubit ka shtuar edhe më shumë zërat për marrjen e drejtimit të Teutës, e cila po përgatitet për një epokë të re në stol. Tetova u largua nga Egnatia pa përfunduar ende sezoni, ndonëse fillimisht ishte raportuar se do të qëndronte deri në fund të kampionatit.

Nga ana tjetër, Teuta mbylli bashkëpunimin me Enkelejd Dobin pas humbjes ndaj Tiranës, ndërsa aktualisht skuadra drejtohet nga Bledar Hodo. Ky i fundit ka për detyrë të përmbushë objektivin final të sezonit, mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco