Zhoze Murinjo do të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madridit, pasi ka arritur marrëveshje me klubin dhe presidentin Florentino Perez.
Lajmi është konfirmuar nga disa burime të mediave prestigjioze si Marca, COPE dhe The Athletic, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të vijë shumë shpejt.
Real Madridi do të duhet t’i paguajë Benfikës rreth 3 milionë euro për ta prishur kontratën e Mourinhos me klubin portugez.
Portugezi e ka drejtuar më parë Realin në periudhën 2010-2013, ku fitoi La Ligën, por nuk arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Real Madridi e pëlqen Murinjon edhe për fuqinë që ka në dhomën e zhveshjes, sidomos pas tensioneve të fundit me raportimet se janë bërë disa grupe të ndara në skuadër.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: