‘Bomba’ nga Arabia Saudite, Jorge Jesus largohet nga Al Nassr në fund të sezonit

‘Bomba’ nga Arabia Saudite, Jorge Jesus largohet nga Al Nassr në fund të sezonit

22:14, 15/05/2026

Trajneri portugez Jorge Jesus do të largohet nga Al Nassr në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund aventurës së tij në futbollin arab.

Sipas raportimeve të medieve portugeze, trajneri 71-vjeçar tashmë i ka njoftuar drejtuesit e klubit saudit për vendimin e tij për t’u larguar pas përfundimit të kampionatit.

Jesus ka vlerësuar se ky është momenti i duhur për të mbyllur kapitullin në Arabinë Saudite, pavarësisht se skuadra e tij është ende në garë për dy trofe të rëndësishëm: titullin kampion dhe një trofe kontinental aziatik.

Al Nassr pritet të luajë ndeshjet vendimtare të sezonit, ndërsa trajneri portugez dëshiron ta mbyllë këtë cikël me trofe para se të largohet.

Ndërkohë, e ardhmja e tij tashmë po merr formë. Sipas burimeve, Fenerbahçe është një nga klubet më të interesuara për shërbimet e tij dhe madje është planifikuar një takim në Lisbonë për të diskutuar ofertën.

Raportohet se klubi turk i ka ofruar një nga pagat më të larta në karrierën e trajnerit portugez, duke e bërë ofertën shumë tërheqëse për të.

Në moshën 71-vjeçare, Jorge Jesus nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pankina dhe pritet që të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së trajnerëve këtë verë.

 

Gjithashtu, në prapaskenë përmendet edhe mundësia që ai të lidhet me përfaqësuesen portugeze në të ardhmen, në varësi të zhvillimeve pas Kupës së Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco