Revolucion te Milani, Cardinale mbledh drejtuesit në Londër: Në dyshim edhe Furlani, largohet Tare

Revolucion te Milani, Cardinale mbledh drejtuesit në Londër: Në dyshim edhe Furlani, largohet Tare

21:13, 15/05/2026

Te Milani pritet një verë me ndryshime të mëdha. Pronari i klubit kuqezi, Gerry Cardinale, nuk është aspak i kënaqur me sezonin e skuadrës dhe ka nisur punën për një revolucion në drejtimin e klubit.

Sipas raportimeve nga Italia, Cardinale organizoi një takim të rëndësishëm në Londër me figurat kryesore të klubit, ku morën pjesë administratori i deleguar, Giorgio Furlani, Zlatan Ibrahimovic, anëtari i bordit, Massimo Calvelli, dhe Francesca Montini.

Mungesa e titullit kampion dhe rreziku për të mbetur jashtë UEFA Champions League konsiderohen një dështim nga drejtuesit e RedBird dhe për këtë arsye të gjithë janë nën vlerësim.

Sipas medieve italiane, edhe pozicioni i Furlanit nuk është më i sigurt, ndërsa klubi po shqyrton ndryshime të rëndësishme në strukturën drejtuese.

Ndërkohë, aventura e Igli Tare te Milani duket drejt fundit. Drejtori sportiv shqiptar pritet të largohet në fund të sezonit, ndërsa favorit për ta zëvendësuar është Tony D'Amico i Atalantës.

Edhe roli i Ibrahimoviç-it mund të ndryshojë ndjeshëm. Suedezi, i konsideruar si një nga njerëzit më të afërt të Cardinale-s, pritet të marrë më shumë kompetenca dhe një rol më strategjik në klub pas një sezoni ku ka qëndruar më shumë në prapaskenë.

Nga ana tjetër, Massimo Calvelli mund të marrë një rol më të rëndësishëm në menaxhimin administrativ të klubit.

Në “San Siro” pritet kështu një verë e nxehtë, me Milani që synon të rindërtojë projektin sportiv pas një sezoni zhgënjyes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco