Tirana U-19 kurorëzohet kampione, rikthehet në Superiore

Tirana U-19 kurorëzohet kampione, rikthehet në Superiore

20:41, 15/05/2026

Tirana U-19 ka mbyllur në mënyrën më të mirë sezonin në Kategorinë e Parë U-19, duke siguruar titullin kampion dhe ngjitjen në Abissnet Superiore U-19 për edicionin e ardhshëm.

Skuadra bardheblu dominoi gjatë gjithë kampionatit dhe e vulosi suksesin edhe në javën e fundit, teksa triumfoi 2-1 ndaj Shkendijës U-19 në kompleksin “Skënder Halili”.

Me këtë fitore, Tirana e mbylli kampionatin në vendin e parë me 66 pikë, duke merituar plotësisht rikthimin në elitën e futbollit të moshave.

Pas përfundimit të takimit u organizua edhe ceremonia festive e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut nga FSHF. I pranishëm në ceremoni ishte drejtori teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu, i cili u dorëzoi bardhebluve medaljet dhe trofeun e kampionit.

Ky sukses konsiderohet një shpërblim për sezonin e shkëlqyer të Tiranës U-19, që tregoi vazhdimësi dhe nivel të lartë gjatë gjithë kampionatit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco