Fiorentina e 'heq qafe' përfundimisht Piolin, arrihet marrëveshja për zgjidhjen e kontratës

Fiorentina e 'heq qafe' përfundimisht Piolin, arrihet marrëveshja për zgjidhjen e kontratës

20:31, 15/05/2026

Fiorentina ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen me marrëveshje të përbashkët të kontratës me trajnerin Stefano Pioli dhe stafin e tij teknik.

Tekniku italian ishte shkarkuar nga drejtimi i skuadrës vjollcë më 4 nëntor, ndërsa tashmë palët kanë vendosur të mbyllin përfundimisht raportin kontraktual.

Në komunikatën zyrtare të klubit thuhet se rikthimi i Piolit në Firence ishte shoqëruar me entuziazëm të madh, si nga klubi ashtu edhe nga tifozët, por rezultatet në fushë nuk përmbushën pritshmëritë.

“ACF Fiorentina njofton se kontrata që lidhte klubin me trajnerin Stefano Pioli dhe stafin e tij është zgjidhur me marrëveshje të përbashkët. Entuziazmi me të cilin Pioli u rikthye në Firence dhe vlerësimi i tifozëve nuk sollën rezultatet që të gjithë dëshironin”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Klubi italian falënderoi trajnerin për bashkëpunimin dhe i uroi sukses në vazhdim të karrierës së tij profesionale.

Piolishkoi te Fiorentina me synimin për të rikthyer skuadrën në nivelet më të larta të Serie A, por aventura e tij rezultoi më e shkurtër nga sa pritej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco