Gazetari i ‘Sky’-t mbron Taren: Nuk mund të fajësohet vetëm për Jasharin dhe Nkunku-në

Gazetari i ‘Sky’-t mbron Taren: Nuk mund të fajësohet vetëm për Jasharin dhe Nkunku-në

20:03, 15/05/2026

Gazetari i “Sky”-t, Peppe Di Stefano, ka dalë në mbrojtje të drejtorit sportiv të Milanit, Igli Tare, mes kritikave të shumta për merkaton e klubit kuqezi dhe veçanërisht për transferimet e Ardon Jasharit dhe Christopher Nkunku.

Sipas Di Stefanos, është e padrejtë që përgjegjësia për dështimet e merkatos t’i faturohet vetëm Tares, duke sugjeruar se vendimet janë marrë në bashkëpunim me drejtuesit dhe stafin teknik të klubit.

“E kam të vështirë të fajësoj vetëm Igli Taren. A jemi të sigurt që Nkunku dhe Jashari janë kërkuar vetëm prej tij? Nuk mendoj kështu”, deklaroi gazetari italian.

Dy lojtarët kanë qenë në qendër të kritikave gjatë sezonit, pasi Milani investoi mbi 70 milionë euro për transferimin e tyre, por të dy kanë kaluar pjesën më të madhe të sezonit në stol dhe nuk kanë arritur të japin vazhdimësi në performanca.

Di Stefano kujtoi edhe disa lëvizje të tjera të diskutueshme të merkatos kuqezi.

“Milani bleu Santiago Gimenez dhe tani ai nuk ka shënuar prej një viti. U ble edhe Alvaro Morata pas Europianit dhe u shit pas katër muajsh”, u shpreh ai.

Gazetari theksoi se problemi kryesor te Milani është mungesa e unitetit në projektin sportiv.

“Nëse nuk shkojnë të gjithë në të njëjtin drejtim, do të jetë e vështirë të ecet përpara. Mund të gabojnë Tare ose Massimiliano Allegri, por të gjithë janë në të njëjtën barkë”, deklaroi Di Stefano.

Ai bëri edhe një krahasim me periudhën e artë të klubit nën drejtimin e Silvio Berlusconit dhe Adriano Galliani-t, duke theksuar se edhe pse jo gjithmonë kishin të njëjtat ide, ata bashkëpunonin përmes dialogut dhe unitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco