Belgjika publikon listën e futbollistëve për Kupën e Botës 2026, koha e brezit të artë ka kaluar

Belgjika publikon listën e futbollistëve për Kupën e Botës 2026, koha e brezit të artë ka kaluar

15:46, 15/05/2026

Trajneri i ekipit kombëtar të Belgjikës, Rudi Garcia, publikoi sot (e premte) listën e 26 futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Kombëtarja e Belgjikës do të luajë në Grupin G në Kupën e Botës 2026 së bashku me Egjiptin, Iranin dhe Zelandën e Re.

Megjithatë, ekipi belg vjen në Kupën e Botës me një skuadër shumë më të dobët sesa në Kampionatet e mëparshme Botërore dhe Evropiane, kështu që tifozët nuk presin shumë prej tyre.

Është e qartë se koha e brezit të artë të Belgjikës ka kaluar, ekspertët nuk i klasifikojnë ata ndër favoritët kryesorë për titullin, por mbetet për t’u parë nëse do të bëjnë ndonjë surprizë nën drejtimin e Garcias.

Lista e futbollistëve të ftuar nga Belgjika

Portierë: Thibaut Courtois, Mike Penders dhe Senne Lammens

Mbrojtja: Timothy Castagne, Zeno Debast, Maxim De Cuyper, Koni de Winter, Brandon Mechele, Thomas Meunier, Nathan Ngoy, Joaquin Seys, Arthur Theate

Mesfusha: Kevin de Bruyne, Amadou Onana, Youri Tielemans, Hans Vanaken, Nicolas Raskin, Axel Witsel

Sulmi: Charles de Ketelaere, Jeremy Doku, Matias Fernandez-Pardo, Romelu Lukaku, Dodi Lukebakio, Diego Moreira, Alexis Saelemaekers, Leandro Trossard

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco