Kapiteni i Manchester Cityt sulmon Arsenalin: Nuk më pëlqen fare loja e tyre, titullin duhet ta kishim fituar ne

Kapiteni i Manchester Cityt sulmon Arsenalin: Nuk më pëlqen fare loja e tyre, titullin duhet ta kishim fituar ne

14:01, 15/05/2026

Kapiteni i Manchester Cityt, Bernardo Silva, ka lëshuar deklarata të forta ndaj Arsenalit në kulmin e garës për titullin në Premier League.

Mesfushori portugez pranoi se sezoni i Cityt nuk ka qenë në nivelin e zakonshëm dhe theksoi se skuadra e Pep Guardiolës ka bërë shumë gabime gjatë kampionatit.

Në një intervistë për “The Athletic”, Bernardo Silva u shpreh se nuk është aspak tifoz i stilit të lojës së Arsenalit dhe beson se “Qytetarët” do të kishin fituar titullin në rrethana normale.

“Nuk më pëlqen aspak stili i lojës së Arsenalit. Jam i bindur se, nëse nuk do të kishim qenë në një vit tranzicioni dhe nuk do të kishim bërë kaq shumë gabime, do ta kishim fituar kampionatin”, deklaroi portugezi.

Ai shtoi se Manchester City mbetet skuadra më e fortë në Angli, pavarësisht vështirësive të këtij sezoni.

“Nuk po them se do ta kishim fituar lehtë, por besoj se trofeu do të ishte në duart tona. Është zhgënjyese”, përfundoi Bernardo Silva.

Deklaratat e tij pritet të ndezin edhe më shumë rivalitetin mes Cityt dhe Arsenalit, në një sezon ku gara për titull ka qenë ndër më dramatiket e viteve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco