Cardinale thumbon Interin: Nuk shkohet në finalen e Championsit dhe të humbasësh 5-0

Cardinale thumbon Interin: Nuk shkohet në finalen e Championsit dhe të humbasësh 5-0

12:55, 15/05/2026

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për momentin e vështirë të kuqezinjve.

Numri 1 i RedBird ka pasur disa kritika për futbollin italian: “Do të doja që të ketë më shumë përqendrim mbi temat kryesore: rëndësinë e infrastrukturës sportive, si ta modernizojmë futbollin italian, sepse Italia mungon në një tjetër Botëror, i treti radhazi. Dhe vazhdohet me polemika”.

Dhe pikërisht në lidhje me polemikat, Cardinale ka përfituar për të thumbuar Interin: “Nuk bëhet fjalë vetëm për Serie A. Bëhet fjalë që të mos shkosh në finale e Championsit dhe të humbësh 5-0.

Bëhet fjalë që të luash në mënyrë kompetitive në Europë. Bëhet fjalë për diferencën nga 4-1 në të drejtën televizive mes Premier League dhe gjithë të tjerëve. Diferenca e futbollit italian është rritur. Vetëm se për mënyrën si funksionon bota sot, nuk mund ta zgjidhni pa pasur para”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco