Po afron Botërori, kombëtarja e Iranit ende nuk ka marrë vizat për në SHBA

Po afron Botërori, kombëtarja e Iranit ende nuk ka marrë vizat për në SHBA

09:50, 15/05/2026

Irani po përballet me një problem serioz vetëm pak javë para nisjes së Kupës së Botës 2026.

Federata Iraniane e Futbollit ka bërë të ditur se lojtarët dhe stafi i kombëtares ende nuk kanë marrë vizat amerikane për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.

Botërori i këtij viti do të organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ndërsa tensionet politike mes Iranit, SHBA-ve dhe Izraelit duket se kanë ndikuar edhe në këtë proces.

Presidenti i Federatës Iraniane, Mehdi Taj, konfirmoi se situata mbetet e paqartë dhe se shumë shpejt do të zhvillohet një takim vendimtar me përfaqësuesit e FIFA-s.

“Nesër ose pasnesër do të kemi një takim shumë të rëndësishëm me FIFA-n. Ata duhet të na japin garanci, sepse çështja e vizave ende nuk është zgjidhur. Deri tani nuk është lëshuar asnjë vizë”, deklaroi Taj.

Ai shtoi se futbollistët iranianë aktualisht duhet të udhëtojnë drejt Ankarasë për procedurat biometrike dhe gjurmët e gishtërinjve, por federata po tenton ta organizojë këtë proces në Antalya për të shmangur udhëtimet shtesë.

Situata ka ngritur shqetësim të madh në kampin iranian, pasi koha deri në nisjen e Kupës së Botës po zvogëlohet dhe ende nuk ka një zgjidhje konkrete për pjesëmarrjen normale të ekipit në turneun më të madh të futbollit botëror.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco