Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Krizë totale te Milani, Allegri dhe Ibrahimovic nuk flasin më me njëri-tjetrin

Krizë totale te Milani, Allegri dhe Ibrahimovic nuk flasin më me njëri-tjetrin

17:56, 14/05/2026

Situata te Milani duket gjithnjë e më e tensionuar, ndërsa fundi i sezonit po shndërrohet në një periudhë dramatike jo vetëm për rezultatet në fushë, por edhe për konfliktet e brendshme në klub. Humbja ndaj Atalantë ka vënë seriozisht në rrezik kualifikimin në UEFA Champions League, ndërsa sipas medieve italiane raportet mes trajnerit Massimiliano Allegri dhe këshilltarit të klubit, Zlatan Ibrahimovic, kanë arritur në pikën më të ulët.

Sipas “Corriere della Sera”, dy figurat kryesore të klubit nuk flasin më me njëri-tjetrin pas një debati të ashpër që ndodhi menjëherë pas humbjes ndaj Napolit në fillim të muajit prill. Shkaku i përplasjes, sipas raportimeve, ka qenë zgjedhja e portierit të tretë për sezonin e ardhshëm, një temë në dukje e vogël, por që ka shpërthyer në një moment kur tensioni në klub ishte tashmë shumë i madh.

Pas këtij episodi, Ibrahimovic thuhet se është larguar nga përditshmëria në Milanello dhe është parë shumë rrallë pranë skuadrës. Situata është bërë edhe më e ndërlikuar për shkak të rolit gjithnjë e më të rëndësishëm të suedezit brenda projektit të RedBird Capital Partners.

Image

Raporti mes Allegrit dhe Ibrahimovicit nuk ka qenë kurrë i lehtë, madje problemet mes tyre datojnë që nga koha kur suedezi ishte ende futbollist. Vetë Ibrahimovic kishte treguar vite më parë një debat të fortë me trajnerin pas humbjes 3-0 ndaj Arsenalit në vitin 2012, kur kritikoi publikisht qasjen taktike të teknikut livornez.

Sipas raportimeve, Allegri është irrituar edhe nga kontaktet e vazhdueshme të Ibrahimovicit me Antonio Cassanon, një prej kritikëve më të mëdhenj të trajnerit italian. Për më tepër, suedezi dyshohet se ka telefonuar drejtpërdrejt disa futbollistë të skuadrës, përfshirë Rafael Leãon dhe Youssouf Fofana, duke u dhënë këshilla taktike. Një ndërhyrje që Allegri nuk e ka pritur aspak mirë.

Në këtë klimë të rënduar, pozita e drejtorit sportiv Igli Tare shihet gjithashtu e dobësuar, ndërsa tifozët vazhdojnë protestat kundër drejtuesve dhe pronarëve amerikanë të klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco