Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Flamuri palestinez i Lamine Yamal-it shkakton polemika, ministri izraelit sulmon ‘yllin’ e Barçës

Flamuri palestinez i Lamine Yamal-it shkakton polemika, ministri izraelit sulmon ‘yllin’ e Barçës

17:25, 14/05/2026

Veprimi i Lamine Yamal-it gjatë festimeve të titullit të LaLiga-s me Barcelonën ka shkaktuar reagime të forta politike dhe mediatike.

Gjatë paradës festive të zhvilluar pas fitimit të kampionatit, talenti i Barcelonës mori nga një tifoz një flamur palestinez dhe e valëviti mbi autobusin e skuadrës. Më pas, ai publikoi edhe një fotografi me flamurin në rrjetet sociale, ku numëron më shumë se 42 milionë ndjekës.

Veprimi i tij ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa një prej tyre erdhi nga ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz. Në një postim në rrjetin X, ai akuzoi futbollistin e ri për nxitje të urrejtjes ndaj Izraelit.

“Lamine Yamal zgjodhi të nxisë kundër Izraelit dhe të përhapë urrejtje, ndërsa ushtarët tanë po luftojnë organizatën terroriste Hamas”, shkroi Katz në reagimin e tij.

Ministri izraelit shtoi gjithashtu se kushdo që mbështet mesazhe të tilla duhet të reflektojë nëse ato janë humane apo morale. Ai theksoi se nuk do të heshtë përballë asaj që e konsideron “nxitje kundër Izraelit dhe popullit hebre”.

Ndërkohë, ai kërkoi edhe një reagim zyrtar nga Barcelona, duke shpresuar që klubi katalanas të distancohet nga ky veprim dhe të bëjë të qartë se nuk mbështet mesazhe që lidhen me urrejtjen apo terrorizmin.

Për situatën reagoi edhe trajneri i Barcelonës, Hansi Flick. Tekniku gjerman pranoi se nuk i kishte pëlqyer gjesti i lojtarit me flamurin palestinez dhe konfirmoi se kishte biseduar me të për këtë çështje.

Megjithatë, Flick theksoi se Yamal është tashmë 18-vjeçar dhe merr vetë vendimet e tij jashtë fushës së lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco