Burnley i Brojës mund të ketë zbritur në Championship, por të hënën në mbrëmje do të jetë i motivuar në “Emirates Stadium” përballë Arsenalit.
Për të bërë diçka të tillë ka menduar Josep Guardiola, i cili e di fare mirë se sa rëndësi ka motivimi në një sport siç është futbolli.
Pas ndeshjes të fituar përballë Crystal Palace me shifrat 3-0, Manchester City ka mundur që të shkurtojë në dy pikët diferencën e pikëve me liderët e Premier League, Arsenal.
City për të fituar titullin e radhës nuk duhet që të fitojë të gjitha ndeshjet e veta, por edhe të shpresojë që Arsenali të ndalet një herë në dy takimet e fundit të sezonit.
Të besuarit e Artetës do të zbresin të hënën në mbrëmje në fushë për të luajtur takimin e parafundit përballë Burnelyt të Armando Brojës.
Siç dihet ekipi ku militon sulmuesi kuqezi ka rënë në Championship dhe madje është braktisur edhe nga tifozët, të cilët në ndeshjen me Aston Villës kishin lënë “Turf Moor” thuajse të boshatisur.
Por të hënën duket se lojtarët e Burnleyt do të jenë të motivuar në ndeshjen përballë Arsenalit.
“Nëse Burnley mund Arsenalin të hënën, unë zotohem se do të blej nga një Rolex dhuratë për secilin nga futbollistët”, tha Guardiola pas ndeshjes të fituar nga City përballë Crystal Palace.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: