Cleveland Cavaliers morën një fitore dramatike 117-113 ndaj Detroit Pistons në “Little Caesars Arena”, duke hedhur një hap gjigant drejt finales së Konferencës së Lindjes në NBA.
Cavs arritën suksesin e parë në transfertë gjatë këtij edicioni play-off pikërisht në momentin më vendimtar, në një ndeshje ku tre minuta nga fundi ishin në disavantazh prej nëntë pikësh. Megjithatë, skuadra nga Cleveland reagoi në mënyrë spektakolare dhe përmbysi gjithçka në minutat e fundit.
Donovan Mitchell ishte protagonisti kryesor në momentet vendimtare të sfidës, duke e mbyllur takimin me 21 pikë, ndërsa James Harden realizoi 30 pikë dhe udhëhoqi përpjekjet e skuadrës së Detroitit.
Nga ana tjetër, Cade Cunningham zhvilloi një superndeshje me 39 pikë, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Pistons u ankuan edhe për arbitrimin, pasi pretenduan për një faull ndaj Ausar Thompson në sekondat e fundit, që nuk u akordua nga gjyqtarët.
Tani Cleveland ka mundësinë ta mbyllë serinë në ndeshjen e ardhshme në fushën e vet dhe të sigurojë biletën për finalen e Konferencës së Lindjes.
Në tribunat e “Little Caesars Arena” nuk munguan as emra të njohur të muzikës amerikane, pasi Eminem dhe 50 Cent ndoqën nga afër sfidën si tifozë të Detroitit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: