VIDEO/ Interi fiton Kupën e Italisë, kompleton ‘dopietën’ historike

VIDEO/ Interi fiton Kupën e Italisë, kompleton ‘dopietën’ historike

23:00, 13/05/2026

Inter është fitues i Kupës së Italisë, pasi mposhti 2-0 Lazion në finalen e luajtur në stadiumin “Olimpico” në Romë. Me këtë sukses, zikaltrit kompletojnë një ‘dopietë’ të madhe pas fitimit të titullit të 21-të në Serie A, ndërsa ky është trofeu i dhjetë i Kupës së Italisë në historinë e klubit.

Në minutën e 14-të, pas një goditjeje nga këndi të Dimarco-s, Adam Marušić devijoi gabimisht topin në portën e tij, duke i dhënë avantazhin Interit dhe duke prishur ekuilibrin e finales.

Avantazhi u dyfishua në minutën e 35-të, kur një gabim i Tavares u shfrytëzua nga Denzel Dumfries, i cili asistoi për Lautaro Martínez. Kapiteni argjentinas nuk gaboi përballë portës dhe e çoi rezultatin në 2-0.

Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu tregoi agresivitet dhe organizim të lartë, duke e kontrolluar ndeshjen sidomos në pjesën e parë, ndërsa Lazio u përpoq të reagonte më vonë.

Në pjesën e dytë, Noslin krijoi rastin e parë serioz për bardhekaltrit, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit. Më pas, portieri Josep Martínez reagoi mirë ndaj një tentimi të Dia-s, ndërsa Interi humbi shansin për të vulosur rezultatin me Luis Henrique-n.

Në fund, një përplasje mes lojtarëve tensionoi minutat e fundit, por ndeshja u mbyll me fitoren e merituar 2-0 për Interin, që ngre trofeun e Kupës së Italisë për herë të dhjetë në histori.

Golat

Ka nisur me ritëm të lartë finalja e Coppa Italia 2025-26 mes Lazios dhe Interit, me zikaltërit që kanë kaluar në avantazh që në minutën e 14-të të takimit.

Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu përfitoi nga një episod i pafat në mbrojtjen bardhekaltër, pasi Adam Marušić devijoi topin në portën e tij, duke i dhuruar avantazhin Interit.

Më herët, në minutën e 6-të, gjyqtari ndëshkoi me karton të verdhë mbrojtësin e Interit Yann Bisseck pas një ndërhyrjeje të ashpër. Futbollisti zikaltër protestoi ndaj vendimit, por arbitri nuk ndryshoi qëndrim.

Në minutën e 35-të vjen edhe goli i dytë i Interit i shënuar nga Lautaro Martinez, 0-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco