Dinamo City e mbyll me trofe sezonin, pasi mposhti 3-2 Egnatian në finalen e Kupës së Shqipërisë, sukses që përsëritet për të dytin vit radhazi. Ky është trofeu i 15-të në histori për blutë kryeqytetas. Një ndeshje që dhuroi shumë emocione në ‘Air Albania’, por edhe momente frike me dëmtimin e rëndë të portierit Teqja. Gjithsesi, në fund festa ishte për dinamovitët, që vazhdojnë të shtojnë trofe në palmaresin e tyre nën presidencën e Ardian Bardhit.
Zhbllokohet në minutën 36-t finalja e Kupës së Shqipërië, Dinamo-Egnatia. Malomo i kryeqytetasve shtyn topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë skipit të Dajës.
Golat
Nuk vonon shumë dhe Dejvi Bregu realizon golin e dytë për blutë në minutën e 42-të me një goditje fantastike.
Kujtojmë që Egnatia është me 10 lojtarë, pasi n minutën e 5-të, sulmuesi Bakayoko kreu një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj portierit Teqja, duke shkaktuar shqetësim të madh në fushë dhe te stafi mjekësor. Pamjet treguan një kontakt të fortë dhe një situatë të rrezikshme për dëmtim serioz.
Pas rishikimit të episodit në sistemin VAR, arbitri Jorgji mori vendimin për të ndëshkuar lojtarin me karton të kuq në minutën e 9-të, duke e lënë Egnatian me një futbollist më pak që në fillim të finales.
Në minutën e 52-të barazohen forcat në fushë, pas ndëshkimit të Malomo-s me kartonin e dytë të verdhë e rrjedhimisht me të kuq.
Buric në minutën e 81-të rihapi për pak minuta sfidën me golin e 2-1, por Mustafa i Dinamos realizoi një gol spektakolar duke kthyer epërsinë e dy golave, 3-1.
Në minutën e tretë shtesë, Egnatia shkurtoi diferencën në 3-2, por nuk pati më kohë, pasi gjyqtari Jorgji vershëlleu pa u mbushur minuta e pestë shtesë për përfundimin e ndeshjes.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: