Davide Ancelotti, ndihmëstrajner në stafin e kombëtares së Brazilit, ka ndarë disa rrëfime të pazakonta nga prapaskenat e futbollit modern, duke përmendur edhe disa histori rreth Cristiano Ronaldos gjatë kohës së tij te Real Madridi.
Në një intervistë për podcastin “Tripletta” të “Gazzetta dello Sport”, Davide Ancelotti tregoi se Ronaldo, pas fitimit të “Topit të Artë” në vitin 2014, kishte festuar me shampanjë dhe më pas kishte kërkuar një seancë të veçantë stërvitore vetëm për të djegur kaloritë e konsumuara gjatë festës.
“Është e vërtetë që ai kërkoi stërvitje shtesë pas festës. Kjo tregon etikën e tij të jashtëzakonshme të punës,” u shpreh Ancelotti.
Ai shtoi se ki mentalitet është tipik për kampionët, edhe pse ndonjëherë shkon në ekstrem. Sipas tij, te Real Madridi ka pasur edhe raste të tjera kur konkurrenca mes lojtarëve ka kaluar kufijtë normalë, si lojëra të natës vonë apo sfida mes tyre për argëtim dhe rivalitet.
Davide Ancelotti theksoi gjithashtu përkushtimin e madh që ka parë në Brazil, si te kombëtarja ashtu edhe te Botafogo, ku ai ka punuar më parë si trajner kryesor. Sipas tij, futbolli jashtë Italisë karakterizohet nga pasioni i madh, sidomos kur bëhet fjalë për fanellën e Brazilit.
Duke folur për Kupën e Botës 2026, ai tha se nxehtësia dhe aspektet taktike do të jenë faktorë vendimtarë, ndërsa theksoi rëndësinë e disiplinës në mbrojtje dhe goditjeve standarde në futbollin modern.
Në fund, Ancelotti Jr. ndau edhe një histori personale për babanë e tij, Carlo Ancelotti, duke treguar se ai e vendoste në “sfidë me kohën e gjumit” kur ishte fëmijë, si një mënyrë për t’i mësuar disiplinën.
Ai vlerësoi gjithashtu disa nga lojtarët më të mirë me të cilët ka punuar, duke përmendur Toni Kroos dhe Luka Modrić si shembuj të profesionalizmit dhe perfeksionizmit në futbollin elitar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: