Real Madridi humbet apelimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për koret homofobike ndaj Guardiolës

Real Madridi humbet apelimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për koret homofobike ndaj Guardiolës

17:40, 13/05/2026

Real Madridi ka humbur apelimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv kundër dënimit të vendosur nga UEFA për koret homofobike të tifozëve ndaj trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola.

Klubi madrilen ishte gjobitur me 35 mijë dollarë pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve të zhvilluar në shkurt të vitit të kaluar kundër Manchester City-t. Tashmë, gjyqtarët e Gjykatës kanë vendosur ta lënë në fuqi dënimin, duke e konsideruar korin e tifozëve si “thellësisht diskriminues”.

Sipas vendimit të publikuar nga tribunali sportiv, kori “ishte i natyrës seriozisht diskriminuese, shumë më i rëndë dhe i dëmshëm sesa një satirë apo shaka e pranueshme”.

Ngjarja kishte ndodhur gjatë sfidës së Championsit në “Santiago Bernabeu”, ku një pjesë e tifozëve madrilenë kënduan ndaj Guardiolës: “Oh Guardiola, dukesh shumë i dobët. Dikur ishte droga, sot të shohim në Chueca”. Kjo thirrje përfshinte referenca ndaj lagjes Chueca në Madrid, e njohur si qendra e komunitetit LGBTQ+, si dhe aludime për HIV-in.

Vendimi i TAS-it konsiderohet një tjetër sinjal i fortë nga institucionet sportive kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në stadiume. UEFA kishte argumentuar që në fillim se sjellje të tilla cenojnë rëndë vlerat e futbollit dhe nuk mund të tolerohen në kompeticionet evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco