Skandal në Itali, policë ‘të ligj’ shisnin të dhëna sekrete për futbollistë dhe VIP-a, mbi 730 mijë hyrje të paligjshme

Skandal në Itali, policë ‘të ligj’ shisnin të dhëna sekrete për futbollistë dhe VIP-a, mbi 730 mijë hyrje të paligjshme

16:09, 13/05/2026

Prokuroria e Napolit ka zbuluar një skandal të madh në Itali, ku disa efektivë policie dyshohet se kanë shitur informacione konfidenciale të futbollistëve, sipërmarrësve dhe personazheve të njohura të botës së spektaklit.

Sipas prokurorit Nicola Gratteri, organizata kriminale arrinte të siguronte të dhëna të rezervuara përmes hyrjeve të paligjshme në databaza shtetërore dhe më pas i shiste ato tek agjenci të ndryshme. Ai bëri të ditur se ekzistonte madje edhe një “listë çmimesh” për informacionet e vjedhura.

Hetimet zbuluan se në vetëm dy vite janë kryer rreth 730 mijë hyrje abuzive në sistemet e rezervuara. Dy policë të përfshirë në këtë skemë realizuan përkatësisht 600 mijë dhe 130 mijë hyrje, asnjëra prej tyre e lidhur me nevoja zyrtare të shërbimit.

Koordinatori i sektorit kundër krimit kibernetik në Prokurorinë e Napolit, Vincenzo Piscitelli, deklaroi se pikërisht ky numër i jashtëzakonshëm aksesesh ngriti dyshimet dhe çoi në nisjen e hetimeve të mëdha.

Autoritetet arritën të identifikonin efektivët falë përdorimit të fjalëkalimeve të tyre personale gjatë hyrjeve të paligjshme në sistem. Në qendër të aktivitetit kriminal ishte trafiku i informacioneve sekrete të siguruara në mënyrë të jashtëligjshme.

Operacioni policor u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Napoli, Romë, Ferrara, Belluno dhe Bolzano. Në total janë lëshuar masa ndaj dhjetëra personave: katër prej tyre u dërguan në burg, gjashtë në arrest shtëpiak dhe 19 të tjerë u detyruan të paraqiten rregullisht në policinë gjyqësore.

Të dyshuarit akuzohen për organizatë kriminale, hyrje të paautorizuar në sisteme informatike, korrupsion dhe zbulim të sekretit zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco