Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin

11:52, 13/05/2026

Manuel Neuer do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich edhe për një tjetër sezon.

Sipas raportimeve nga mediet gjermane, portieri veteran ka arritur marrëveshjen me klubin bavarez për rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2027.

Kontrata aktuale e Neuer skadon më 30 qershor, por palët kanë gjetur akordin për vazhdimin e bashkëpunimit.

Megjithatë, marrëveshja e re parashikon ulje të pagës së gardianit gjerman krahasuar me kontratën aktuale.

40-vjeçari përfitonte rreth 20 milionë euro në sezon, ndërsa në kontratën e re paga do të jetë më e ulët.

Gjithashtu, Neuer ka pranuar që sezonin e ardhshëm të reduktojë numrin e paraqitjeve, duke i hapur më shumë hapësira portierit të ri Jonas Urbig.

Drejtuesit e Bayernit pritet ta bëjnë zyrtare marrëveshjen në ditët e ardhshme, përpara sfidës së fundit të sezonit në Bundesligës ndaj Köln.

Neuer konsiderohet një nga portierët më të mëdhenj në historinë e futbollit dhe vazhdon të mbetet një figurë kyçe te gjiganti bavarez, pavarësisht moshës dhe konkurrencës në skuadër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco