Major League Soccer ka publikuar listën e 10 lojtarëve me pagat më të larta për sezonin 2026 dhe në krye vazhdon të qëndrojë superylli argjentinas Lionel Messi.
Ylli i Inter Miamit përfiton plot 28.3 milionë dollarë në sezon, duke lënë shumë pas rivalët e tjerë në kampionatin amerikan. Diferenca me vendin e dytë është e madhe, pasi koreano-jugori Son Heung-min fiton 11.2 milionë dollarë në vit.
Podiumi plotësohet nga mesfushori argjentinas Rodrigo De Paul me 9.7 milionë dollarë, ndërsa në vendin e katërt renditet meksikani Hirving Lozano me 9.3 milionë dollarë në sezon.
Lista vijon me Miguel Almirón, i cili përfiton 7.9 milionë dollarë, ndërsa suedezi Emil Forsberg arkëton 6 milionë dollarë në vit.
Në mesin e 10 futbollistëve më të paguar në MLS për vitin 2026 bëjnë pjesë edhe Sam Surridge me 5.9 milionë dollarë, Riqui Puig me 5.8 milionë dollarë, Jonathan Bamba me 5.6 milionë dollarë dhe Hany Mukhtar me 5.4 milionë dollarë në sezon.
Lista e lojtarëve më të paguar
Lionel Messi – 28.3 milionë dollarë
Son Heung-min – 11.2 milionë dollarë
Rodrigo De Paul – 9.7 milionë dollarë
Hirving Lozano – 9.3 milionë dollarë
Miguel Almirón – 7.9 milionë dollarë
Emil Forsberg – 6 milionë dollarë
Sam Surridge – 5.9 milionë dollarë
Riqui Puig – 5.8 milionë dollarë
Jonathan Bamba – 5.6 milionë dollarë
Hany Mukhtar – 5.4 milionë dollarë
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: