Tragjedi në NBA, ndërron jetë në moshën 29-vjeçare basketbollisti i Memphis Grizzlies

Tragjedi në NBA, ndërron jetë në moshën 29-vjeçare basketbollisti i Memphis Grizzlies

21:08, 12/05/2026

Bota e basketbollit është tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të basketbollistit të Memphis Grizzlies, Brandon Clarke, i cili ka ndërruar jetë në moshën vetëm 29-vjeçare.

Sipas raportimeve nga mediet amerikane, vdekja e tij po hetohet si një mbidozë e mundshme, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për të zbardhur shkaqet e sakta të ngjarjes.

Clarke u përzgjodh i 21-ti në Draftin e NBA në vitin 2019 nga Oklahoma City Thunder, por u transferua menjëherë te Memphis Grizzlies, ku kaloi të gjithë karrierën e tij profesionale në NBA.

Në shtatë sezone në ligën më të fortë të basketbollit në botë, ai zhvilloi 309 ndeshje, me mesatare 10.2 pikë, 5.5 kërcime dhe 1.3 asistime për ndeshje. Në sezonin e tij të parë, Clarke u përfshi edhe në ekipin ideal të lojtarëve debutues të NBA-së.

I lindur në Vancouver, Clarke kishte luajtur në basketbollin universitar me San Jose State University dhe më pas me Gonzaga University, ku spikati si një nga talentet më të mëdhenj të basketbollit kolegjial.

Vetëm muajin e kaluar, Clarke ishte arrestuar në Arkansas pas një ndjekjeje me shpejtësi të lartë nga policia, ndërsa ndaj tij kishte akuza për posedim dhe trafikim të substancave të ndaluara. Çështja ishte ende e hapur në momentin e ndarjes së tij nga jeta.

Agjencia e tij, Priority Sports, reagoi me një mesazh prekës, duke e përshkruar si “një shpirt të butë dhe një mik të jashtëzakonshëm”, ndërsa edhe Memphis Grizzlies shprehu dhimbjen për humbjen e lojtarit, duke theksuar se ndikimi i tij në skuadër dhe në komunitetin e Memphisit nuk do të harrohet kurrë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco