Curaçao merr vendimin e pabesueshëm, rikthehet Dick Advocaat-in si trajner vetëm pas 78 ditësh

Curaçao merr vendimin e pabesueshëm, rikthehet Dick Advocaat-in si trajner vetëm pas 78 ditësh

19:13, 12/05/2026

Federata e futbollit e Curaçao-s ka bërë një ndryshim të papritur në drejtimin e kombëtares, duke rikthyer në stol trajnerin holandez, Dick Advocaat, vetëm pak javë para Kupa e Botës.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i federatës, Gilbert Martina, i cili njoftoi se Advocaat do të marrë sërish drejtimin e skuadrës pas dorëheqjes së Fred Rutten.

Rutten ishte larguar vetëm një ditë më parë për shkak të problemeve të brendshme në federatë, duke krijuar një situatë të paqëndrueshme që ka detyruar rikthimin e menjëhershëm të holandezit Advocaat.

Ky i fundit kishte lënë detyrën në muajin shkurt për arsye familjare, për t’u kujdesur për vajzën e tij të sëmurë rëndë. Sipas mediave holandeze, gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar kohët e fundit, duke i mundësuar trajnerit rikthimin në detyrë.

Advocaat është një figurë kyçe në historinë e fundit të futbollit të Curaçao-s, pasi ai udhëhoqi ekipin drejt kualifikimit historik në Kupën e Botës.

Rikthimi i tij vjen në një moment vendimtar, pasi kombëtarja karaibiane përgatitet për debutimin në turne, ku do të përballet me Gjermaninë, Bregun e Fildishtë dhe Ekuadorin në një grup shumë të vështirë.

Federata ka vendosur t’i besojë sërish trajnerit që ndërtoi suksesin historik, duke synuar stabilitet dhe vazhdimësi në prag të sfidës më të madhe në historinë e futbollit të Curaçao-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco