Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka folur me tone të forta në prag të finales së Kupës e Italisë ndaj Interit, duke pranuar zhgënjimin e ndeshjes së fundit dhe duke kërkuar reagim maksimal nga skuadra e tij.
Sarri u shpreh i drejtpërdrejtë për paraqitjen e fundjavës në kampionat, ku Interi fitoi 3-0:
“Pas ndeshjes të së shtunës kam 8-9 dyshime. Kemi bërë shumë keq si skuadër. Kemi bërë një ndeshje të keqe. Me atë që treguam atë ditë, nuk shkojmë askund,” tha ai pa u kursyer në kritika.
Trajneri theksoi se për finalen ka përgatitur një qasje tjetër taktike dhe mendore, duke paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në mënyrën e lojës:
“Me atë qasje që patëm të shtunën, nuk shkojmë askund. Kemi përgatitur diçka ndryshe.”
Sarri foli edhe për gjendjen e lojtarëve kryesorë të skuadrës. Ai konfirmoi se Danilo Cataldi është rikthyer në stërvitje pas një muaji mungesë, por ende nuk është në gjendje për një ndeshje të plotë.
Sa i përket Pedro Rodríguez-it, trajneri tha se është i dëmtuar lehtë, por pritet të jetë në dispozicion për finalen:
“Pedro është i dëmtuar, por mendoj se do të vihet në dispozicion. Ai është specialist i këtyre ndeshjeve.”
Në fund, Sarri u ndal te rëndësia e finales, duke nënvizuar motivimin e madh të skuadrës:
“Nesër do të besojmë deri në çmenduri. Dua t’u jap një kënaqësi tifozëve. Për mua personalisht, fitimi ndryshon pak gjëra, por për klubin dhe tifozët është shumë i rëndësishëm.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: