Unë me sëmundje të rëndë? Pérez, i ashpër në konferencë: Te Real Madridi vendosin aksionarët, jo gazetarët

Unë me sëmundje të rëndë? Pérez, i ashpër në konferencë: Te Real Madridi vendosin aksionarët, jo gazetarët

18:34, 12/05/2026

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku ka folur me tone të forta për situatën aktuale në klub, kritikat e medieve dhe të ardhmen e tij në drejtimin e “Los Blancos”.

Në një deklaratë të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, Pérez u shpreh se në klubin madrilen vendosin anëtarët e tij dhe jo presioni i jashtëm:

“Unë kam ardhur te Real Madridi që të vendosin aksionarët. Disa gazetarë mendojnë se ndikojnë në zgjedhje, por në fund vendosin anëtarët e klubit. Kushdo që dëshiron të kandidojë, le të kandidojë. Por nuk mund të pranoj fushata që synojnë të manipulojnë opinionin,” deklaroi ai.

Presidenti madrilen iu përgjigj edhe kritikave për gjendjen sportive të klubit, duke pranuar zhgënjimin për sezonin pa trofe, por duke mbrojtur bilancin e tij në vite:

“E ndaj zhgënjimin, sepse këtë vit nuk kemi fituar asgjë. Por nën drejtimin tim kemi fituar 66 trofe në futboll dhe basketboll, përfshirë shtatë Kupa të Evropës.”

Pérez reagoi ashpër edhe ndaj raportimeve mediatike që, sipas tij, e kanë paraqitur Real Madridin si në krizë:

“Disa thonë se Madridi është kaos, por si mund të jetë kaos një klub që ka fituar gjithçka në dy vitet e fundit? Ka një fushatë kundër meje dhe klubit,” tha ai.

Ai shkoi edhe më tej duke përmendur thashethemet për shëndetin e tij:

“Është thënë madje se kam një sëmundje të pashërueshme. Dua të sqaroj se jam në gjendje të plotë shëndetësore. Nëse do të ishte ndryshe, nuk do të mund të drejtoja klubin dhe kompanitë e mia.”

Në fund të konferencës, presidenti i Real Madridit konfirmoi edhe një vendim të rëndësishëm institucional:

“I kam kërkuar komisionit zgjedhor që të nisë procesin për zgjedhjet e reja të bordit drejtues.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco