Sinner barazon rekordin e Djokovic-it, 31 fitore radhazi në Masters 1000

Sinner barazon rekordin e Djokovic-it, 31 fitore radhazi në Masters 1000

17:44, 12/05/2026

Tenisti italian, Jannik Sinner, ka shkruar histori në botën e tenisit, duke barazuar rekordin e legjendarit Novak Djokovic për fitoret radhazi në turnetë Masters 1000.

Numri 1 i botës regjistroi fitoren e 31-të radhazi, pasi mposhti bashkëkombësin e tij, Andrea Pellegrino, në raundin e 1/8-ave të turneut të Romës.

Në një ndeshje që zgjati rreth një orë e 30 minuta, Sinner dominoi plotësisht përballjen ndaj numrit 155 në botë, i ardhur nga kualifikimet, duke fituar me shifrat 6-2, 6-3.

Ky sukses i lejon atij të barazojë serinë më të gjatë të fitoreve në Masters 1000, të vendosur nga Novak Djokovic në vitin 2011. Tenisti serb kishte arritur gjithashtu një seri prej 30 fitoresh radhazi gjatë periudhës 2014–2015, duke mbajtur deri tani disa prej rekordeve më të rëndësishme në këtë nivel.

Në çerekfinale, Sinner do të përballet me fituesin e duelit mes rusit Andrey Rublev dhe gjeorgjianit Nikoloz Basilashvili, në një tjetër sfidë që pritet me shumë interes në turneun e Romës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco