Edhe pse Liga e Kampioneve ndodhet ende në fazën gjysmëfinale, tashmë kanë nisur parashikimet për edicionin e ardhshëm 2026/27. Disa skuadra e kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen, falë kampionateve që zhvillohen me kalendar vjetor, ndërsa në pjesën më të madhe të ligave evropiane gjithçka mbetet ende e hapur.
Nëse sezonet do të përfundonin në këto momente, numri i skuadrave të kualifikuara direkt në fazën e ligës do të shkonte në 12. Gjatë fundjavës së fundit, Manchester United, Villarreal dhe Porto siguruan hyrjen në këtë fazë.
Faza e ligës
Raundi i tretë kualifikues
Raundi i dytë kualifikues
Raundi i parë kualifikues
Mes skuadrave të projektuara për raundin e parë kualifikues do të jetë edhe njëra mes katër skuadrave shqiptare që luajnë Final Four. (Elbasani dhe Vllaznia kanë shanset më të mëdha)
Në këtë fazë do të merrnin pjesë edhe skuadra si Slovan Bratislava, Drita, Shamrock Rovers dhe The New Saints, së bashku me kampionë dhe fitues nga vende të tjera evropiane.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: