Sergio Ramos është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë si pronar klubi.
Legjenda spanjolle dhe fondi i tij i investimeve Five Eleven Capital kanë arritur marrëveshje për blerjen e Sevilla.
Sipas gazetarit Victor Fernandez, marrëveshja përfshin rreth 80 për qind të aksioneve të klubit dhe kap vlerën e afërsisht 450 milionë eurove.
Raportohet se Ramos dëshiron ta mbyllë procesin sa më shpejt për të marrë kontrollin e plotë mbi menaxhimin e klubit andaluzian.
Bisedimet kishin hyrë në fazën finale që të hënën në mbrëmje, ndërsa optimizmi mes palëve ishte shumë i madh.
Marrëveshja u konfirmua zyrtarisht vetëm pak orë më vonë.
Lajmi vjen në një moment tepër delikat për Sevillan, që po lufton për mbijetesë në La Liga.
Klubi andaluzian ka aktualisht 40 pikë dhe ende nuk ndihet i sigurt për qëndrimin në elitë.
Me vetëm tri javë nga fundi i kampionatit, diferenca mes vendeve europiane dhe zonës së rënies është minimale, duke e bërë garën dramatike deri në fund.
Sevilla do të kërkojë një hap vendimtar drejt mbijetesës në ndeshjen e ardhshme ndaj Villarreal, ndërsa tifozët shpresojnë që ardhja e Ramosit si pronar të shënojë fillimin e një epoke të re për klubin historik spanjoll.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: