Juventusi ka prezantuar zyrtarisht fanellën e parë për sezonin 2026-2027, duke sjellë një kombinim mes traditës historike dhe stilit modern.
Bardhezinjtë e përshkruajnë uniformën e re si “një interpretim bashkëkohor i vijave ikonike bardh e zi”, që kanë shoqëruar klubin ndër vite.
Dizajni i ri ruan identitetin klasik të Juventusit, por me elemente moderne dhe më elegante.
Një nga detajet që bie më shumë në sy është rikthimi i jakës polo, e frymëzuar nga fanellat historike të veshura nga legjendat e klubit torinez.
Fanella është kompletuar me detaje ari te stema e klubit, logoja e Adidas dhe numrat e lojtarëve, duke i dhënë uniformës një pamje më luksoze dhe të rafinuar.
Në njoftimin zyrtar, Juventusi theksoi se fanella përfaqëson lidhjen mes rrënjëve historike dhe vizionit për të ardhmen.
“Rrënjë të thella, duke shikuar drejt së ardhmes”, shkruan klubi bardhezi, duke shtuar se dizajni i ri synon të bashkojë traditën me energjinë moderne të futbollit aktual.
Seti i plotë përfshin pantallona të shkurtra dhe çorape të bardha, ndërsa fanella është tashmë në shitje në dyqanet fizike dhe online të klubit.
Prezantohet kështu një tjetër uniformë që synon të hyjë në historinë e Juventusit, duke rikthyer stilin klasik që tifozët bardhezi kanë dashur gjithmonë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: