E ardhmja e Dusan Vlahovic te Juventusi mbetet një nga temat më të nxehta të merkatos verore.
Sulmuesi serb ende nuk ka arritur një marrëveshje me bardhezinjtë për rinovimin e kontratës dhe tashmë në skenë ka hyrë fuqishëm Bayern Munich.
Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, njerëzit pranë lojtarit po shqyrtojnë alternativa të ndryshme për të ardhmen, ndërsa bavarezët kanë bërë kontaktet e para për të kuptuar situatën e sulmuesit.
Madje, raportohet se babai i Vlahoviçit ka zhvilluar një takim fillestar me përfaqësues të klubit gjerman, që po monitoron me kujdes zhvillimet rreth bomberit serb.
Interesi i Bayernit lidhet edhe me të ardhmen e paqartë të Harry Kane.
Gjigantët gjermanë nuk kanë ende siguri absolute për qëndrimin e anglezit dhe po studiojnë opsione alternative për repartin ofensiv.
Për momentin bëhet fjalë vetëm për kontakte informuese mes palëve, por mediet italiane raportojnë se negociatat mund të avancojnë shpejt në javët e ardhshme.
Nga ana tjetër, Juventusi nuk e ka prioritet rinovimin e kontratës së Vlahovic në këtë moment, pasi drejtuesit kanë vendosur t’i shtyjnë diskutimet deri në përfundim të sezonit.
Situata ka shtuar dyshimet se aventura e serbit në Torino mund të jetë pranë fundit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: