‘Revolucioni’ në stol/ Chelsea nis kontaktet me Xabi Alonson

‘Revolucioni’ në stol/ Chelsea nis kontaktet me Xabi Alonson

08:58, 12/05/2026

Chelsea po lëviz për një revolucion të madh në pankinë. Sipas raportimeve të fundit, gjigantët londinezë kanë nisur bisedimet e para me Xabi Alonsos për ta emëruar trajnerin e ri të skuadrës para nisjes së sezonit të ardhshëm.

Ish-mesfushori spanjoll, që ka tërhequr vëmendjen e gjithë Europës me punën e tij si trajner, shihet si profili ideal për të rikthyer identitetin dhe entuziazmin në “Stamford Bridge”, pas një sezoni zhgënjyes për blutë.

Alonso është i hapur ndaj një aventure në Premier League, por kërkon garanci të qarta për rolin dhe kontrollin që do të kishte mbi projektin sportiv të klubit.

Drejtuesit sportivë Paul Winstanley dhe Laurence Stewart po udhëheqin negociatat dhe procesin e përzgjedhjes.

Në listën e kandidaturave për pankinën e Chelseat vazhdon të jetë edhe Cesc Fàbregas, por Alonso mbetet objektivi kryesor i londinezëve.

Klubi dëshiron që trajneri i ri të emërohet sa më shpejt, ndërsa ekziston shqetësimi se mungesa në garat evropiane mund të komplikojë edhe planet në merkato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco