Befason Szczesny: Për herë të parë rivalizoj me njër portier më të mirë se vetja

Befason Szczesny: Për herë të parë rivalizoj me njër portier më të mirë se vetja

20:33, 11/05/2026

Portieri i Barcelonës, Wojciech Szczesny, ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e tij pas triumfit në ‘El Clasico’ ndaj Real Madridit, fitore që i siguroi klubit katalanas titullin e 29-të kampion në LaLiga.

Gardiani polak foli për konkurrencën me portierin e ri Joan Garcia, duke bërë një deklaratë surprizuese dhe njëkohësisht shumë të sinqertë.

“Për herë të parë në jetën time kam luajtur me një portier shumë më të mirë se unë”, u shpreh Szczesny për “Sports Eleven”, duke habitur jo pak tifozët, sidomos duke pasur parasysh se gjatë karrierës së tij ka ndarë dhomat e zhveshjes me emra legjendarë si Gianluigi Buffon te Juventusi apo Alisson Becker te Roma.

Portieri polak vazhdoi më tej me tone ironike, por edhe vlerësuese ndaj shokut të skuadrës: “Është një ndjesi e çuditshme, të rikthen me këmbë në tokë. Alisson ishte fantastik te Roma, por ende nuk kishte arritur nivelin që ka sot. Me Joan Garcian e kam shumë më të lehtë ta pranoj që dikush është thjesht më i fortë. Detyra ime ishte ta mbështesja, jo të luftoja për vendin me të. Porta e Barcelonës është në duar të sigurta”.

Wojciech Szczesny iu bashkua Barcelonës në vitin 2024 si lojtar i lirë, pas largimit nga Juventusi dhe tërheqjes së përkohshme nga futbolli. Gjatë aventurës së tij me katalanasit ai mbrojti portën e ekipit në 53 ndeshje, duke fituar dy tituj kampionë, një Kupë të Mbretit dhe dy Superkupa të Spanjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco