VIDEO/ Pogradeci mposht Besën mes tensionit, përballë Teutës më finalen e play-out-it

VIDEO/ Pogradeci mposht Besën mes tensionit, përballë Teutës më finalen e play-out-it

19:56, 11/05/2026

Skuadra e Pogradecit ka siguruar kualifikimin në finalen e play-off-it për ngjitje në Abissnet Superiore, pasi mposhti 1-0 pas kohëve shtesë ekipin e Besës së Kavajë në një ndeshje shumë të luftuar dhe të mbushur me tension.

90 minutat e kohës së rregullt nuk prodhuan gola, edhe pse të dyja skuadrat patën raste të mira për të ndryshuar rezultatin. Sfida ishte e fortë, me duele të shumta në çdo repart dhe me ritëm të lartë deri në fund të kohës së rregullt.

Verdikti erdhi në kohët shtesë, ku Pogradeci gjeti golin e vetëm të ndeshjes me anë të Indio Oliveira-s, ish-lojtar i Besës, i cili u bë edhe protagonisti kryesor i këtij takimi vendimtar.

Ndeshja u mbyll me shumë nervozizëm dhe polemika, ndërsa gjyqtari Olsion Yzeiraj tregoi tri herë kartonin e kuq në fundin e sfidës, në një atmosferë të ndezur dhe me protesta të forta, sidomos nga kampi kavajas.

Me këtë fitore, Pogradeci do të luajë përballë Teutës në play out-in e Superiores, në një duel tjetër vendimtar për sezonin. FSHF ka bërë të ditur se ndeshja do të luhet të shtunën, datë 16 maj, në orën 16;00, në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco