Përfaqësuesja e Bosnjë Hercegovinës ka publikuar e para listën zyrtare me 26 lojtarët që do të marrin pjesë në FIFA World Cup 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke mos përdorur listë paraprake, por duke konfirmuar direkt grupin final.
Në këtë listë, natyrisht, nuk mungon kapiteni dhe lideri historik i skuadrës, Edin Džeko, i cili në verë do të hyjë në histori si pjesë e shumë të rrallëve që luajnë një Botëror në moshën 40-vjeçare.
Sulmuesi boshnjak ka kaluar një sezon të komplikuar, fillimisht me gjysmën e parë të vështirë te Fiorentina, ndërsa më pas ka rigjetur formën në Gjermani me Schalke 04, ku ka kontribuar me gola dhe asistime në një periudhë të shkurtër.
Forma e tij e rikthyer e ka bërë sërish një element të rëndësishëm për kombëtaren, që do ta ketë në dispozicion në një nga turnetë më të veçantë të karrierës së tij.
“Klubi i 40-vjeçarëve” në Botëror
Me pjesëmarrjen në Botërorin 2026, Džeko do t’i bashkohet një grupi shumë të rrallë futbollistësh që kanë luajtur në këtë turne në moshën 40 vjeç e sipër.
Ndër emrat më të njohur në këtë listë historike janë:
Rekordin absolut të moshës në Botëror e mban El-Hadary, i cili luajti në moshën 45 vjeç.
Nuk është i vetëm: Ronaldo dhe Ochoa gjithashtu në garë
Džeko nuk do të jetë i vetmi 40-vjeçar në Botërorin e ardhshëm. Pritet që gjithashtu të marrin pjesë:
Të dy pritet të jenë pjesë e historisë së një Botërori që do të sjellë një kombinim të brezave, ku përvoja dhe rinia do të përballen në skenën më të madhe të futbollit botëror.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: