Ancelotti  publikon listën paraprake për Botërorin 2026, i jep një shans edhe Neymar-it

Ancelotti publikon listën paraprake për Botërorin 2026, i jep një shans edhe Neymar-it

17:35, 11/05/2026

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka përgatitur listën paraprake me 55 lojtarë të Brazilit në prag të FIFA World Cup 2026, e cila do t’i dorëzohet FIFA-s në ditët në vijim.

Sipas medieve braziliane, në këtë listë është përfshirë edhe Neymar, i cili kishte munguar në grumbullimet e fundit të përfaqësueses, por rikthehet si një nga emrat më të rëndësishëm të projektit të ri.

Gjithashtu në listë figuron edhe Thiago Silva, pavarësisht moshës, si dhe talenti i ri, Estevão, i cili aktualisht është i dëmtuar.

Lista paraprake e Brazilit përfshin emra të mëdhenj nga të gjitha repartet, duke filluar nga portierët si Alisson dhe Ederson, deri te mesfushorët si Casemiro, Bruno Guimarães dhe Lucas Paquetá.

Në sulm spikasin ‘yje’ si Vinícius Júnior, Raphinha, Gabriel Martinelli dhe Endrick.

Lista përfundimtare do të tkurret në javët e ardhshme, ku Ancelotti do të duhet të lërë jashtë disa emra të rëndësishëm për të formuar skuadrën finale të Brazilit për Botërorin 2026.

Ja lista e plotë prej 55 lojtarësh e përpiluar paraprakisht nga Carlo Ancelotti për FIFA World Cup 2026:

Portierë:

Alisson, Ederson, Bento, Hugo Souza, John, Carlos Miguel.

Mbrojtës:

Marquinhos, Thiago Silva, Gabriel, Bremer, Léo Pereira, Ibañez, Alexandro, Fabrício Bruno, Beraldo, Vitor Reis, Murillo, Wesley, Danilo, Paulo Henrique, Vitinho, Alex Sandro, Douglas Santos, Luciano Juba, Caio Henrique, Kaiki, Carlos Augusto.

Mesfushorë:

Casemiro, Bruno Guimarães, Fabinho, Andrey Santos, Danilo, Lucas Paquetá, Gabriel Sara, João Gomes, Andreas Pereira, Joelinton, Gerson, Matheus Pereira.

Sulmues:

Vinícius Júnior, Raphinha, Cunha, Luiz Henrique, Gabriel Martinelli, João Pedro, Estevão, Neymar, Endrick, Rayan, Antony, Igor Thiago, Pedro, Richarlison, Igor Jesus, Kaio Jorge.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco