Barcelona blindon Flick-un, rinovim deri në vitin 2028

Barcelona blindon Flick-un, rinovim deri në vitin 2028

16:39, 11/05/2026

Pas triumfit në LaLiga me fitoren 2-0 ndaj Real Madridit në “Camp Nou”, Barcelona ka vendosur të vazhdojë projektin me trajnerin Hansi Flick.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, drejtuesit katalanas dhe tekniku gjerman kanë arritur marrëveshjen totale për rinovimin e kontratës. Ish-trajneri i Bayernit të Mynihut do të firmosë kontratë të re deri në vitin 2028, ndërsa në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni për një sezon shtesë, nëse arrihen objektiva të caktuar sportivë.

Palët kishin arritur një akord paraprak që në javët e fundit, por tani gjithçka duket e mbyllur përfundimisht. Barcelona është bindur plotësisht nga puna e Flickut, i cili arriti ta rikthente skuadrën në majën e futbollit spanjoll.

Trajneri gjerman ka sjellë stabilitet, identitet loje dhe rezultate pozitive te katalanasit, duke fituar besimin e klubit dhe tifozëve. Rinovimi konsiderohet si një sinjal i qartë se Barcelona dëshiron të ndërtojë të ardhmen rreth projektit të Flick-ut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco