Krizë totale te Milani, Allegri drejt shkarkimit? Rikthehet ideja për Italianon

Krizë totale te Milani, Allegri drejt shkarkimit? Rikthehet ideja për Italianon

16:29, 11/05/2026

Situata te Milani është bërë alarmante dhe e ardhmja e trajnerit Massimiliano Allegri duket gjithnjë e më shumë në dyshim. Humbja ndaj Atalantës ka shtuar tensionin në ambientin kuqezi, ndërsa rrezikohet seriozisht edhe kualifikimi në Champions League.

Sipas medieve italiane, Milani ka humbur identitetin dhe vazhdimësinë në lojë. Në tetë ndeshjet e fundit, kuqezinjtë kanë pësuar pesë humbje, një barazim dhe vetëm dy fitore. Tashmë skuadra është parakaluar nga Juventusi dhe Roma, ndërsa fundi i sezonit pritet të jetë dramatik.

Edhe nëse siguron Champions League-n, pozita e Allegrit konsiderohet shumë e dobët. Në klub ka nisur sërish të diskutohet emri i Vincenzo Italianos, i cili ishte objektiv edhe verën e kaluar. Kritikat ndaj Allegrit janë shtuar ndjeshëm, ndërsa tifozët kanë vënë në shënjestër edhe administratorin e deleguar, Giorgio Furlani.

Sipas raportimeve, një nga problemet kryesore të Milanit ka qenë rënia fizike e Luka Modrić-it, i cili kishte maskuar shumë mangësi të skuadrës me cilësinë dhe vizionin e tij. Rënia e formës së kroatit, bashkë me atë të Adrien Rabiot dhe Christian Pulisic, ka sjellë një lojë më të ngadaltë dhe pa ide. Ndërkohë, edhe situata e Rafael Leãos duket e komplikuar dhe raporti me ambientin është krisur.

Në Itali po flitet edhe për lëvizje të tjera të rëndësishme në pankina. Maurizio Sarri konsiderohet gjithnjë e më pranë rikthimit te Napoli, ndërsa Antonio Conte pritet të zhvillojë një takim me presidentin Aurelio De Laurentiis për të diskutuar të ardhmen.

Nga ana tjetër, Thiago Motta pëlqehet nga Atalanta, që po mendon ndryshime të rëndësishme në projektin teknik. Në Firenze, ndërkohë, pritet largimi i Paolo Vanolit, me Fabio Grosson që shihet si favoriti kryesor për pankinën vjollcë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco