Spanja ka marrë një lajm shumë pozitiv para Kupës së Botës 2026, pasi dëmtimi i Nico Williams nuk rezultoi serioz.
Sulmuesi i Athletic Bilbaos iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore gjatë ditës së sotme dhe rezultatet konfirmuan se problemi muskulor në kofshë nuk është i një shkalle të rëndë.
Për këtë arsye, pjesëmarrja e tij në Botëror nuk është në rrezik, duke sjellë një frymëmarrje lehtësuese për stafin teknik të Spanjës dhe tifozët.
Edhe pse Nico Williams nuk ka zhvilluar sezonin më të mirë me Athletic Bilbaon, në Spanjë vazhdojnë të besojnë shumë te cilësitë e tij, sidomos për atë që mund të japë në kombëtare.
Sulmuesi anësor konsiderohet një element shumë i rëndësishëm në skemat e trajnerit Luis de la Fuente, veçanërisht për partneritetin e tij spektakolar me Lamine Yamal.
Dyshja kishte shkëlqyer në Euro 2024 dhe ishte një nga armët kryesore të Spanjës në repartin ofensiv, falë shpejtësisë, teknikës dhe kombinimeve të vazhdueshme në krahë.
Tani objektivi i Nico Williams mbetet rikthimi sa më i shpejtë në formën optimale, në mënyrë që të jetë plotësisht gati për sfidën më të madhe të verës me fanellën e Spanjës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: