Kupa e Italisë/ Marco Guida do të jetë arbitri i finales Lazio-Inter

Kupa e Italisë/ Marco Guida do të jetë arbitri i finales Lazio-Inter

14:48, 11/05/2026

Marco Guida do të gjykojë ndeshjen Lazio-Inter, e cila do të luhet më 13 maj.

Takimi i vlefshëm për finalen e Kupës së Italisë do të jetë i fundit për këtë sezon për arbitrin nga Torre Annunziata, i cili befasoi me vendimin që mori kur vendosi të mos arbitronte më ndeshjet e Napolit. 

Guida do të ndihmohet nga Alassio dhe Bachini, ndërsa arbitër i arbitër i katërt i këtij dueli do të jetë Zufferli.

Mazzoleni pritet të jetë në VAR së bashku me Di Paolon.

Guida ishte një nga gjyqtarët më të mirë të këtij sezoni, duke gjykuar  gjashtëmbëdhjetë ndeshje në Serie A dhe Kupën e Italisë.

Ai ka arbitruar këtë sezon edhe 6 ndeshje të Champions League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco