Neymar ka dhënë një tjetër sinjal të fortë se mbetet ende një nga emrat më vendimtarë të futbollit botëror, duke shkëlqyer në fitoren 2-0 të Santos ndaj Red Bull Bragantino.
Ylli brazilian ishte protagonist absolut me një supergol që ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka rikthyer nostalgjinë e versionit të tij më të mirë.
Neymar e nisi aksionin nga krahu i majtë, dribloi me stil karakteristik drejt qendrës dhe pas një kombinimi të shpejtë me shokun e skuadrës, e mbylli gjithçka me një goditje precize në cepin e portës.
Një aksion tipik “alla Neymar”, që e riktheu menjëherë në qendër të vëmendjes globale.
Neymar Jr with another goal for Santos tonight. 🇧🇷
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 10, 2026
A goal or assist delivered every 98 mins in last 17 games. 🔥
🏟️ 17 games
⚽️ 11 goals
🅰️ 4 assists
🎥 nodetalhecontent_ on Instagram pic.twitter.com/iTCOVj4WxI
Paraqitja e tij ishte vendimtare për Santosin, që i dha fund serisë prej shtatë ndeshjesh pa fitore dhe mori një fitore shumë të rëndësishme për moralin e skuadrës.
Përveç golit, Neymar ishte aktiv edhe në ndërtimin e lojës, duke krijuar raste, driblime dhe duke udhëhequr ekipin si lider në fushë.
Në fund të ndeshjes, tifozët e Santosit e duartrokitën gjatë, në një moment emocional për sulmuesin që po tenton rikthimin e plotë pas problemeve të shumta fizike.
Forma e fundit vjen në momentin e duhur, pasi Neymar synon të bindë Carlo Ancelotti për një vend në Brazilin për Kupën e Botës 2026.
Trajneri italian ka lënë të hapur derën, por ka theksuar se gjithçka varet nga vazhdimësia dhe gjendja fizike e yllit brazilian.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: