NBA/ New York Knicks kualifikohet në finalen e Konferencës së Lindjes

NBA/ New York Knicks kualifikohet në finalen e Konferencës së Lindjes

12:01, 11/05/2026

New York Knicks kanë siguruar finalen e Konferencës së Lindjes për të dytin sezon radhazi, pasi shkatërruan Philadelphia 76ers me rezultatin spektakolar 144-114 dhe e mbyllën serinë me një dominim total 4-0.

Skuadra nga New Yorku dhuroi një performancë historike, duke realizuar 25 trepikësha, shifër që barazon rekordin e NBA-së në “play-off”.

Knicks e vendosën fatin e ndeshjes që në periodën e parë, kur bombarduan nga distanca dhe krijuan epërsi të madhe.

Heroi i mbrëmjes ishte Miles McBride, i cili zhvilloi ndeshjen më të mirë të karrierës në play-off me 25 pikë dhe 7 trepikësha. Shumë mirë u paraqit edhe Jalen Brunson me 22 pikë, ndërsa për Sixers nuk mjaftuan 24 pikët e Joel Embiid.

Ndërkohë, në Perëndim gjithçka mbetet e hapur. Minnesota Timberwolves barazuan serinë në 2-2 ndaj San Antonio Spurs pas fitores dramatike 114-109.

Momenti që ndryshoi ndeshjen ishte përjashtimi i Victor Wembanyama, i cili goditi me bërryl Naz Reid dhe u ndëshkua me faull flagrant.

Edhe pa yllin francez, Spurs luftuan deri në fund falë paraqitjeve të De'Aaron Fox dhe Dylan Harper.

Megjithatë, fjala e fundit i takoi superyllit Anthony Edwards. Ai realizoi 36 pikë, prej tyre 16 vetëm në periodën e fundit, duke udhëhequr Minnesotën drejt një fitoreje jetike.

Edwards gjithashtu hyri në histori, duke u bërë lojtari i gjashtë në NBA që kalon kuotën e 300 pikëve në periodat e katërta të “play-off”-it para moshës 25-vjeçare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco