Marie-Louise Eta ka hyrë në histori si trajnerja e parë femër në Bundesligë dhe tani ka arritur edhe fitoren e saj të parë në elitën e futbollit gjerman.
Trajnerja e Union Berlin festoi suksesin 3-1 ndaj Mainz 05, në një ndeshje që shënoi moment të rëndësishëm për karrierën e saj dhe për futbollin gjerman.
Eta mori drejtimin e skuadrës në muajin prill si trajner e përkohshme, pas shkarkimit të Steffen Baumgart.
Emërimi i saj bëri bujë të madhe në Gjermani, por gjithashtu u shoqërua edhe me komente fyese në rrjetet sociale.
Pas dy humbjeve në tri ndeshjet e para dhe një barazimi ndaj Këlnit, Union Berlini më në fund arriti të marrë tri pikët e para nën drejtimin e saj.
Still feeling this way. Morning, Unioner! #fcunion | #M05FCU pic.twitter.com/mLyFEGtrs2
— 1. FC Union Berlin (English) (@fcunion_en) May 11, 2026
“Ka qenë çështje pune dhe përqendrimi maksimal çdo ditë. Kemi luftuar shumë për këtë fitore”, deklaroi Eta për “DAZN” pas ndeshjes.
Ajo u shfaq shumë e emocionuar për mënyrën se si skuadra reagoi në fushë dhe për paraqitjen e treguar ndaj Mainzit.
“Je gjithmonë i lumtur kur fiton. Më pëlqeu mënyra se si e arritëm këtë sukses. Kemi investuar shumë dhe është fantastike që morëm tri pikët”, shtoi trajnerja.
Union Berlin do ta mbyllë sezonin të shtunën me sfidën ndaj Augsburg, ndërsa Eta sezonin e ardhshëm do të kalojë te skuadra e femrave e klubit gjerman.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: