VAR-i shpëton Arsenalin në minutën e 99-të, Arteta përgëzon arbitrat: Duhej guxim

VAR-i shpëton Arsenalin në minutën e 99-të, Arteta përgëzon arbitrat: Duhej guxim

22:29, 10/05/2026

Arsenali mori një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj West Ham United, por ndeshja në “London Stadium” u dominua nga polemikat për episodin dramatik të minutave shtesë.

Skuadra londineze mbrojti avantazhin falë ndërhyrjes së VAR-it në minutën e 99-të, kur goli i barazimit i realizuar nga Callum Wilson u anulua pas një kontrolli tepër të gjatë. Sulmuesi i West Ham-it dukej se kishte shpëtuar ekipin e tij me një gol vendimtar në garën për mbijetesë, por pamjet zbuluan një kontakt të parregullt ndaj portierit David Raya gjatë aksionit.

Sipas arbitrit, Wilson mbante krahun mbi portierin spanjoll dhe pengonte daljen e tij. Pas më shumë se katër minutash verifikimi dhe 17 përsëritjeve të shqyrtuara, arbitri Chris Kavanagh u thirr për “on field review” dhe vendosi ta anulonte golin.

Vendimi i dha Arsenalit tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull, me skuadrën e Mikel Arteta-s që tashmë shkëputet me pesë pikë nga Manchester City dy javë para fundit të kampionatit.

Pas ndeshjes, Arteta mbrojti hapur punën e arbitrave dhe VAR-it. “Kur kam pasur për t’i kritikuar, e kam bërë. Por sot duhet t’i përgëzojmë”, deklaroi trajneri spanjoll. Ai theksoi edhe guximin e treguar nga zyrtarët e ndeshjes: “Duhej personalitet për ta thirrur arbitrin. Duke parë pamjet, faulli është i qartë dhe nuk ka dyshime”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco