Strakosha dhe Pilios, kampionë të Greqisë me AEK-un, titulli i 14-të u vendos ndaj Panathinaikosit

Strakosha dhe Pilios, kampionë të Greqisë me AEK-un, titulli i 14-të u vendos ndaj Panathinaikosit

22:12, 10/05/2026

AEK-u i Athinës është sërish kampion i Greqisë. Skuadra e drejtuar nga Marko Nikolic dhe ku luajnë portieri i Përfaqësueses Shqiptare, Thomas Strakosha, dhe mbrojtësi Stavros Pilios, fitoi në mënyrë dramatike 2-1 ndaj Panathinaikos-it dhe siguroi matematikisht titullin e 14-të në historinë e klubit, tri javë para përfundimit të kampionatit.

Mbrëmja në “Allwyn Arena” nisi më mirë për Panathinaikosin, që krijoi rrezik që në fillim me Pantelidis. Megjithatë, AEK-u reagoi shpejt dhe ndërtoi disa raste të mira me Koita, Pineda dhe Jovic, por portieri Lafon ishte në formë të shkëlqyer. Në fundin e pjesës së parë, AEK-ut iu anulua një gol për pozicion jashtë loje të Varga-s.

Në pjesën e dytë, Panathinaikosi kaloi në avantazh me Tetteis, i cili përfitoi nga një top i kthyer nga shtylla pas tentativës së Cherin. Megjithatë, AEK-u nuk u dorëzua dhe mori kontrollin e plotë të ndeshjes. Pas disa rasteve të humbura dhe një shtylle të goditur nga Zini, barazimi erdhi në minutën e 73-të pikërisht nga sulmuesi angolez.

Drama arriti kulmin në kohën shtesë. Lafon bëri edhe dy pritje vendimtare ndaj Jovic dhe Rota, por në minutën e 93-të shpërtheu festa: Joao Mario realizoi golin e fitores 2-1, duke ndezur festën e madhe të tifozëve verdhezinj.

Njëkohësisht, barazimi i Olympiacos-it ndaj PAOK-ut vulosi matematikisht triumfin e AEK-ut, që rikthehet në fronin e futbollit grek pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco