Partizani U-19 shpallet kampion dhe siguron pjesëmarrjen në UEFA Youth League

Partizani U-19 shpallet kampion dhe siguron pjesëmarrjen në UEFA Youth League

18:30, 10/05/2026

Partizani U-19 është shpallur kampion i kampionatit Abissnet Superiore U-19 për sezonin 2025/2026. Të kuqtë e kryeqytetit e mbyllën sezonin me një tjetër fitore spektakolare, duke triumfuar 7-4 ndaj Laçit U-19 në javën e fundit të kampionatit, edhe pse titullin kampion e kishin siguruar një javë më parë.

Skuadra e Partizanit U-19 e përfundoi kampionatin në vendin e parë me 41 pikë, ndërsa Laçi U-19 u rendit në vendin e dytë me 34 pikë.

Falë këtij suksesi, Partizani U-19 do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën europiane të futbollit për të rinj, duke marrë pjesë në kompeticionin prestigjioz UEFA Youth League.

Në përfundim të takimit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve, ku anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federata Shqiptare e Futbollit, Armando Cungu, i dorëzoi skuadrës së Partizanit U-19 medaljet dhe trofeun e kampionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco